Nikë Gjeloshaj zgjidhët bartës i listës së Alternativës Shqiptare

March 1, 2009   | Politika

nike-gjeloshaj1Këshilli Qendror i Alternatives Shqiptare zgjodhi Nikë Gjeloshaj bartës të listës i kësaj parti për zgjedhjet e 29 marsit, njoftojnë mediet malazeze.Alternativa Shqiptare sot do të vazhdoj bisedimet për arritjen e koalicionit parazgjedhor me Forcen dhe lëvizjen qytetare “Aleanca e Re”.
Për koalicionin parazgjedhor në bisedime me ASH, Forcen dhe Aleancen e Re është edhe Lidhja Demokratike.
Këto subjekte politike deri me tani nuk kanë mundur të merren vesh se kush do të jetë bartës në listën e koalicionit eventual.

Problemi i formimit të koalicionit duket se nuk ka të bëjë me programin e koalicionit por pikërisht se kush do të gjendet në vendin  pare në liste. Çdo subjekt kërkon që atyre të u takoj vendi i parë në listë.

Pra, pikërisht problemi më i madh është interesi partiak, dhe kjo mund të rezultojë me mos formimin e koalicionit.
A do të jenë edhe këto zgjedhje ku votuesit shqiptarë do të kenë zgjedhje në mes 6-7 partive shqiptare (e mos të harrojmë se votat e shqiptarëve shkojnë edhe në 3-4 parti malazeze), varet  nga marrëveshja; interesi ndërpartiak që edhe kësaj herë duket primarja.

R. Ivezaj
MALESIA.ORG

YouTube Preview Image

10