Gëzim Hajdinaga, morri pjesë në Panairin turistik UTAZASH në Budapest

March 2, 2009   | Turizmi / Turizam

ghajdinaga_-kapitan_hmurati_gresulbegovic_hkaramanagaNjë delegacion nga qyteti ynë i kryesuar nga Kryetari Hajdinaga, morri pjesë në Panairin turistik UTAZASH që u organizua në Budapest.
Panairi u hap me 26 shkurt dhe tuboi një numër të madh të shtetesh të cilët nëpërmes organizatave të tyre nacionale bënë prezantimet e ofertës turistike.
Viteve të fundit në bregdetin e Malit të Zi, vërehet një rritje e mysafirëve hungarez, sipas statistikës mbi 300 mijë, andaj në Panair u prezantua oferta turistike e Ulqinit, Kotorrit, Budvës, Tivarit etj.
Përfaqësuesit e agjencive turistike të Ulqinit dhe ata të hotelerierëve u prezantuan denjësisht në këtë aktivitet ndërkohë që Kryetari Hajdinaga pati takime të rëndësishme pune.
Ai fillimisht u takua me z. Daniel Neustadtlom, Projektmenaxher i kompanisë prestigjioze hungareze HUNGEST HOTEL e cila ka kapacitete hoteleriere edhe në Herceg Novi.
Z.Hajdinaga i ftoi përfaqësuesit e kompanisë në fjalë për bashkëpunim të ndërsjelltë të vizitojnë Ulqinin dhe të shohin mundësinë e investimeve në qytetin tonë.
Nikoqirët pranuan me kënaqësi ftesën.
Një takim tjeter i rëndësishëm që u organizua ishte ai me përfaqësuesit e gjigandit TRIGRANIT, të cilët kanë treguar interesim permanent për investime në Ulqin veçmas kur është fjala për Plazhin e madh.
Kryetari  Hajdinaga në shoqërinë e përfaqësuesve të Trigranitit  vizituan objekte dhe komplekse që kjo kompani e njohur në Evropë në fushën e ndërtimtarisë ka kryer në Budapest.
Gjatë qëndrimit të delegacionit tonë në Budapest u hodh ideja për vënijen e kontakteve ndërmjet Ulqinit dhe Distritit të pestë të kryeqytetit hungarez, është fjala për distriktin më atraktiv që përfshin pjesën qëndrore të Peshtës ku janë të instaluar Parlamenti, Katedralja, Akademia e shkencave, një numër i madh i hoteleve  dhe urat më të bukura të Danubit.
Në një të ardhme të shpejtë mund të pritet dhe takimi i dy delegacioneve.
Kryetarin Hajdinaga në këto takime shoqërohej dhe nga Ambasadori i Malit të Zi në Hungari Dr. Vanja Brailo.
Ambasadori vleresoi lartë angazhimin e delegacionit tonë dhe u shpreh i gatshëm për venijen e urave të bashkëpunimit ndërmjet Ulqinit dhe pjesëve atraktive të Budapestit.
Delagacioni poashtu vizitoi edhe bursën turistike në qytetin e Beogradit ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues relevant të turizmit të këtij vendi.

Municipality of Ulcinj / Ulqin – Montenegro

5