Shtohet familja Fejzullahu,Ermali bëhet baba

March 3, 2009   | Lajmet / Vijesti

familja-fejzullahuFamiljes Fejzulahu iu është shtuar edhe një anëtar para dy ditëve.  Në këtë familje solli gëzim një djalë i këngëtarit Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortes së tij Arianës, të cilët u martuan në fund të muajit tetor.

Lajmin e bëri të ditur një i afërm i bashkëshortes së Ermalit, i cili deshi të mbes anonim, ndërsa djali është pagëzuar me emrin Art.
Martesa e tyre u patë cilësuar si njëra ndër martesat më të mëdha të fund vitit 2008. Ajo u pat munduar të ndodh sa më larg syrit të mediave, megjithatë një pjesë e mediave patën arrit të jenë prezent.

Ermali menjëherë pas martesës patë filluar një punë intensive, me koncerte nëpër Kosovë e në diasporë. Ai ka paralajmëruar se në vitit 2009 do të jetë shumë më aktiv në skenë.

YouTube Preview Image
17