Poli:E kam puthur Mimozën

mimoza-dhe-lirita-big-brother-albania28/02/09 21:58

Gjatë spetaklit të kaluar Mimoza ka mohuar faktin e të pasurit një lidhje jashtë shtëpisë me një ish-banorin e Big Brother, Polin. Mimoza ishte ndjerë keq për këtë gjë dhe në dhomën e rrëfimit është shprehur që ka gënjyer të gjithë popullin por janë rrethanat që e kanë shtyrë për të vepruar në këtë mënyrë pasi vëllai i saj nuk është në dijeni për lidhjen e saj me Polin dhe i druhet reagimit të tij. Arbana e pyet Polin i cili është i ftuar në studjo nëse e shikonte këtë gjë si strategji të saj për të mos u nominuar duke tërhequr vëmëndjen e meshkujve sidomos të Arjonit dhe Bjordit.Poli u shpreh se e shikonte si strategji të saj pasi para se të futej ajo në Big Brother e kishin diskutuar këtë gjë dhe kishin rënë dakort për të mos e bërë publike për arsyet e Mimozës. Ai thotë që nuk ka arsye deri në këto momente për të qënë xheloz për Mimozën. Poli shprehet i shokuar me deklarimin e Mimozës në dhomën e rrëfimit pasi ai kishte ardhur në studjo për të mbështetur strategjinë e saj pra, për të mohuar lidhjen e tyre.Përballë një fakti të tillë Poli pranon më në fund që ai dhe Mimoza janë puthur.

1