Mimota dhe Bika : Ajo është xheloze!

moza-dhe-bika-big-brother-albania02/03/09 19:30

Republika dhe Mimoza duke qëndruar në kopësht fillojnë diskutojnë për sjelljen e Adelajdes në lidhje me Bjordin. Republika shpreh një lloj acarimi që ka filluar të ndjejë karshi Adelës në lidhje me Bjordin pasi duket sikur e pëlqen dhe nuk e pranon. Ajo thotë se këtë përshtypje ka dhënë brenda në shtëpi tek të gjithë. Mimoza mundohet ta justifikojë sjelljen e Adelës me faktin që ndoshta nuk shprehet për vetë situatën që ka ajo jashtë. Ajo thotë se ajo cka nuk pëlqen tek Adela është fakti që ajo flet për njerëzit e tjerë dhe nuk shikon veten e saj. Republika shprehet se Adela ka dalë nga tipi i saj nuk është ai person që ka njohur që në fillim dhe del ndryshe nga ato që thotë. Ajo thotë që nuk i pëlqen fakti se për cdo situatë ajo kërkon aprovimin e Dritanit, pasi cdo person duhet të shpreh mendimin e vet. Mimoza shprehet se ka vënë re një lloj distancimi të Adelajdës këto ditët e fundit. Republika thotë se dhe ajo e ka vënë re këtë gjë dhe kjo lidhet me faktin se Adelajda është xheloze per Mimozën.Këtë gjë ajo e ka vënë re në lidhje me veshjen,fzikun për shumë gjëra. Bika i thotë se Adelajda do që ti ngjajë Mimozës.