Në Mal të Zi, shqiptarët të kënaqur me bashkëjetes

March 5, 2009   | Intervista / Intervju

fuad-nimani_seance-te-okb-se-ne-gjeneveShqiptarët në Mal të Zi i respektojnë simbolet e tyre kombëtare dhe janë bërë pjesë e jetës politike pa qene nevoja te marrin pushkët e të luftojnë, sikundër bënë kosovarët, apo shqiptarët në Maqedoni.
Faktori shqiptar është shprehur i kënaqur me bashkëjetesën me malazezët, në një seancë të OKB-së në Gjenevë për çështjet raciale në Malin e Zi.
Komiteti kundër diskriminimit racor shqyrtoi të drejtat e njeriut në Mal të Zi dhe ekspertët konstatuan se në këto vite të shkëputjes nga Serbia, vendi e ka përmirësuar imazhin, sidomos për pakicat.
Ministri për të Drejtat e Njeriut, Fuat Nimani, tha në Gjenevë se pavarësia dhe funksionimi i shtetit juridik bëri që minoritetet në këtë shtet të jenë të barabarta.
Në parlamentin 81 vendesh të Podgoricës 5 deputetë janë shqiptarë, ndërsa shqiptarët që përbejnë 7 perqind të popullsisë ndihen të mirëintegruar. Nimani tha se shqiptarët e Malit të Zi nuk dolën ne male për flamur e të drejta kombëtare, por i fituan ato me negociata me institucionet e Podgoricës.
Sot ne Mal te Zi lejohet përdorimi i simboleve dhe pritet që kjo të miratohet edhe nga parlamenti.
Top Channel

1