Sori dhe Bika : Të nominoj se nuk lan enët

bika-sori-big-brother-albania02/03/09 12:10

Qetësori dhe Bika vazhdojnë diskutimin mes tyre por kësaj radhe për temën e nominimit. Bika i thotë me tendencëse ai është ngritur në humor për t’u kapur me të gjthë kurse Sori i thotë se është ngritur me idenë se pse duhet të dalin në nominim dhe të skualifikohen njerëz me vlera, ndërsa të tjerë të pavlefshëm vazhdojnë të jenë në shtëpi. Bika i thotë se është dakord por, ai shprehet gabim duke u munduar t’i vërë të gjithë në punë. Sipas saj do jetë më mirë që ai t’i marrë të gjithë këta elementë e t’ua thotë. Sori i thotë se nuk i pëlqen ta bëjë atë gjë dhe se në shtëpi është për të bërë luftë kundër të dobëtit. Ai i thotë se i vjen inat që vajzat, punët që ai ka bërë deri më tani, i kanë marrë për dobësi edhe pse ai i ka bërë me qejf. Bika vazhdon t’i thotë se ai ka zgjedhur një mënyrë të gabuar për t’ia bërë të ditur të tjerëve këtë edhe pse ajo është pjesërisht dakord. Sori i habitur me qëndrimin e saj i thotë se nuk e kupton pse ajo është edhe pro edhe kundër. Ai mundohet të fusë në bisedë edhe Bjordin duke i thënë se ai rri kot gjithë kohën por Bjordi ja kthen se përsa i përket enëve, është Bika ajo që nuk e lë. Bika shprehet se ky është një vendim i saji, por që s’do të thotë se vajzat e tjera e mendojnë kështu. Ajo i thotë se nuk mund t’u imponojnë të tjerëve veprime të cilat nuk duan t’i bëjnë. Bjordi i propozon Sorit që ai të merret me gatimin dhe Sori të bëjë atë që bën ai. Nëse ndodh kështu, atëherë edhe Sori nuk do ketë cfarë të bëjë. 
Në debat përfshihen edhe të tjerët dhe debati fillon të marri ngjyra të tjera. Është Adelajda e para që i thotë Sorit ta lërë këtë diskutim sepse në të kundërt mund ta nxjerrin në nominim. Sori ja kthen se për nominimet ai nuk ka motive dhe po kërkon disa. Bjordi i thotë se nëse kërkon motive, ai mund t’i japë disa por jo që ai të përdorë enët për të tilla. Sori i thotë Bjordit se ka qejf që ta nxjerrë njëherë në nominim se nuk i pëlqen që ai të shkojë në finale zvarrë, në finale duhet të shkojnë më të fortët. Bjordi vazhdon me idenë se Sori duhet të gjejë motive të vërteta. 
Diskutimi vazhdon mes Bikës dhe Adelajdës dhe të dyja mendojnë se Sori ka të drejtë por, asnjë nuk mund të imponojë askënd për të bërë punët e shtëpisë apo edhe për t’u përgatitur për provën e javës. Sipa Adelës, gjithë kjo që Sori po bën është sepse do të dijë nëse të tjerët e pëlqejnë dhe a ja vlen të qëndrojë, nëse jo, të largohet.