Mesida : Arjoni pëlqen Zhuljetën!

mesida-big-brother-albania03/03/09 22:15

Mesida shprehet me Ardjanin në lidhje me hyrjen e saj në shtëpi. Ajo thotë që e ka pak të vështirë për faktin që ka hyrë në një moment kur të gjithë e kanë njohur njëri-tjetrin. Ajo vazhdon se po të kishte hyrë dhe ajo që në fillim do kishte qënë ndryshe,do kishte qënë më e hapur. Adi i thotë se kjo gjë ndodh për arsye se brenda në shtëpi kanë hyrë persona me karaktere të ndryshme. Mesida e aprovon dhe shton faktin se ndoshta ajo ne jetën e përditshme nuk do i kishte njohur ndonjëherë këto persona. Disa persona thotë ajo,do i kisha bërë miq që në fillim pasi kanë gjëra të përbashkëta,ndërsa disa të tjerë nuk do i kishte rënë rasti as t`i njihte. Ajo është shprehur tek Zhuljeta se shoqëria është shumë e rëndësishme për të,dhe se ndjehet pak e coroditur aty brenda. Ato diskutojnë për disa persona brenda në shtëpi. Mesida në lidhje me Arjonin i thotë që sipas mendimit të saj,ai e pëlqen Zhuljetën. Mesida thotë për Aidën që është një nga konkurentet më të fortë,ndërsa për Bjordin thotë se ka shumë nivel por që e kufizon gjuha. Asaj i kishte pëlqyer mënyra se si e përballoi debatin me Qetsorin. Mesida thotë se është e kënaqur që është në Big Brother.