Mesida : Mashkulli im ideal

mesida-per-mashkullin-ideal-big-brother-albania04/03/09 00:15

Mimoza e ka pyetur Mesidën se cili do të ishte për të mashkulli ideal. Ajo ka thënë se nuk kishte një të tillë. Mesida ka shtuar se për të nuk ka rëndësi pamja fizike, sesa i bukur është, për të e rëndësishme është që të jetë njeri i mirë e ta respektojë atë. Ajo ka thënë se ka njerëz që nuk janë të bukur fizikisht , por sa më shumë të rrish me ta, aq më shumë ata zbukurohen në sytë e tjerëve. Po ashtu asaj do t’i pëlqente që vështrimi i mashkullit të saj, të rrezatonte mirësi. “Ndoshta, një ditë, përfundoj me dikë që s’ka pamje të bukur, por që për mua mund të jetë njeriu më i bukur në botë!” – ka përfunduar ajo.