Mimoza : Ajo është e papjekur

zhuljeta-arjoni-aida-big-brother-albania03/03/09 19:30

Nën atmosferën e muzikës Arjoni,Zhuljeta dhe Aida komentojnë Mimozën që është duke kërcyer. Arjoni thotë që Mimoza është shumë e lidhur pas pasqyrës dhe se në cdo moment ajo shihet për të parë veten se si kërcen. Zhuljeta thotë se për të Moza është një person i rregullt por Arjon thotë se është e tillë nga vet mosha që ka. Ai vazhdon se i duket një vajzë e papjekur,e paformuar ende,dhe se kjo gjë vjen për faktin se ajo vetë nuk do që të rritet. Aida shton se Mimoza është natyra e një personi që do që ta rrisin të tjerët dhe jo ajo veten. Arjoni thotë që ajo me mashkullin e parë që do ketë në jetën e saj do bie shumë keq në dashuri dhe këtë ai e sheh si një gjë negative.