Qetsori : Cfarë do bëjmë kur të dalim?

zhuljetasoriarjoni-big-brother-albania03/03/09 14:40

Zhuljeta, Sori dhe Arjoni diskutojnë në kuzhinë duke përgatitur drekën. Është Sori ai që pyet i pari se cfarë do të bëjë Bjordi kur të dalë nga shtëpia. Arjoni i thotë se i uron Bjordit të arrijë atë që dëshiron dhe se në njëfarë mënyre ai është i arritur. Arjoni pyet se cfarë do të bëhet me Mozën dhe Sori ja kthen me shaka se do të bëhet “miss”. Arjoni vazhdon me pyetje dhe kësaj radhe pyet për Adin. Sori i përgjigjet se atë do ta marrin tek portokallia të bërë tironsin ose do bëhet roje. Ai thotë se të gjitha këto nuk do të ndodhin por, secili do të shkojë në shtëpinë e vetë e do të bëjnë jetën që kanë bërë. Arjoni tregon për veten se do të dëshironte që të kishte fat e të bëhej i njohur dhe të prezantonte ndonjë spektakël. Zhuljeta e pyet e habitur nëse e kishte vërtetë apo jo dhe ai i thotë po. Ai i thotë Zhuljetës se ajo mund të bëjë kontrafigurën e Ciljetës por ajo ja kthen se s’do ta bëjë asnjëherë. Ajo fillon të tregojë për Ciljetën dhe thotë se e ka njohur dhe tregon për të se është një person shumë i ciltër dhe e shoqërisë.