Adela: Ajo duhet t`a kuptojë vetë

adela-per-biken-big-brother-albania-207/03/09 15:25

Adi diskuton me Adelën në lidhje me mërzitjen e Bikës. Adelajda thotë që Bika kapet për gjëra të vogla. Adi i thotë:-“Unë kam një teori në kokën time. Kur e shoh që janë gjëra të vogla,jam unë që i jap të drejtë asaj”. Ai i thotë që Adela nuk duhet të bëj debat me të gjithë. Ajo i thotë që nuk ja vlen që të kapesh me këto lloj gjërash dhe të mërzitesh për to. Mimoza pyet Adelën për arsyen pse nuk flet me Bikën. Ajo i thotë që është Bika që është mërzitur me të, pasi sipas saj Adela nuk i jep mundësinë për t`a njohur dhe se nuk e lë të shprehë mendimin e saj. Mimoza i thotë që ndoshta mund ta përdorë si arsye për t`a nominuar, por Adela i thotë që nuk e beson një gjë të tillë. Adi i thotë:-“Unë e lashë të kuptonte që Adela është gocë e mirë”. Ajo i thotë:-“Nuk duhet t`ja thuash ti këtë gjë,ajo duhet ta kuptojë vetë”. Adi i thotë që ajo të mos reagojë në sy të të tjerëve, por ta kapë vec që të sqarohen.