Adela: Nuk do flasësh vetëm ti!

adela-per-shkollat-big-brother-albania-206/03/09 19:25

Adelajda është drejtuesja e emisionit të debatit dhe vendos për temë dite“Shkollat publike,apo shkollat private?”Arsyeja që ajo ka zgjedhur këtë temë është se po afron festa e mësuesit dhe fakti që është një problematikë që prek rininë Shqiptare dhe jo vetëm. Ajo ka të ftuar në emisionin e saj si të ftuar speciale Mesidën,për të ndarë me banorët eksperiencën e saj në Suedi. Zhuljeta në shtëpi ka shprehur dëshirën për të hapur një shkollë private dhe Adelajda kërkon të di mendimin e saj në lidhje me këtë temë. Ajo shprehet se shkolla është një insitucion që jep dije. Ajo thotë:-“Dëshira për te nxënë dhe për të dhënë dije është shumë e madhe”. Fjalën e ka Qetsori i cili është pro shkollave private,për arsye se ka staf shumë të kualifikuar dhe se kërkesa e llogarisë sipas tij është më e madhe. Pavlini dhe Aida janë të mendimit që ekzistenca e shkollave private rrit konkurencën në treg duke rritur paralelisht dhe kërkesat ndaj saj. Aida thotë që ato biznese që bazën e kanë të dobët falimentojnë me kalimin e kohës dhe se shkollat private kanë dhe anët e tyre negative. Dritani thotë:-“Ne Shqiptarët nuk jemi të etur për dije,por për diploma”. Lirita tregon që ajo vazhdon një universitet privat por që nuk i njihet në asnjë vend pasi nuk është i akredituar. Gjatë debatit Adelajda kapet me Aidën duke i thënë:-“Aida nuk do flasësh vetëm ti,lëri të tjerët të flasin”. Mesida thotë që në Shqipëri shkollat private hapen për persona të pakualifikuar. Dritani shton se në shkollat private duhet të ketë një sistem që t`i mbikqyrë. Mimoza nuk tregon interes për temën dhe nuk përfshihet në debat. Ardjanin e shqetëson një fenomen tjetër që ndodh në shkolla,ai thotë:-“Si ka mundësi që shikojmë më shumë lokalet plot se sa bibliotekat”? Aida thotë një shprehje të një profesori të saj:-“Nxënësit e dhjetës marrin vesh vetëm nga librat,kanë mik vetëm librin,dhe ato nuk do dinë të ecin në jetë pasi i vetmi komunikacion ka qënë libri”.

1