Arjoni: I love you Bika

bika-big-brother-albania-205/03/09 15:10

Arjoni,Mesida dhe Zhuljeta qëndrojnë në dhomë duke biseduar. Vjen Bika dhe i drejtohet Arjonit”Hë vlonjat kishe gjë”? Ai i përgjigjet “Jo zemër. I love you Bika”! Republika nxehet pasi Arjoni ka vendosur këpucët mbi krevat dhe thotë që për rrobat që i lënë rrëmujë i ka toleruar por për këpucët jo. Ajo thotë që “Këtu po t`i japësh gishtin,të marrin krahun”. Arjoni do që ta ngacmoj Republikën dhe i thotë që e ka gabim se “Po i dhe gishtin këtu,të marrin shpirtin”. Bika i thotë që ndoshta Arjonit mund t`ja ketë marrë krahun dikush,por ajo nuk ka lejuar asnjë që as t`i marrë krahun dhe as t`i japë gishtin. Arjoni i thotë”Po të ma marrësh ti krahun unë jam i lumtur” dhe e ngacmon duke i thënë zemër,nuse. Republikës nuk i pëlqen që ai i thotë nuse dhe i thotë që do t`i kishte kthyer një përgjigje shumë ofenduese. Arjoni i thotë që nuk ka pse inatin me të tjerët ta nxjerrë tek ai. Ajo i thotë që nëse mendon kështu atëherë nuk ka pse të japë shkak për të nxitur inat.