Arjoni : Identifikim me kafshë

arjonizhulimesi-big-brother-albania05/03/09 14:16

Arjoni pyet Zhuljetën se me cfarë kafshësh mund t’i identifikojë gjithë banorët e shtëpisë dhe vetë e fillon nga Sori duke thënë se i duket si një hienë, kurse Bika si një urith i madh që duket si i keq, por në të vërtetë është i mirë. Zhuljeta i përgjigjet se asaj, Sori i duket si ujk. Pranë tyre vjen dhe Mesida dhe të tre fillojnë të fantazojnë. Mesidën, Arjoni e identifikon si shimpaze kurse Zhuljetën ose si kunadhe ose si salamandër. Adin ai nuk e fut në grupin e kafshëve, por tek ai i personazheve vizatimorë dhe e personifikon si Yogi. Zhuljeta thotë se zyshës ja ka gjetur që ditën e parë personazhin që mund t’i ngjajë dhe ai është Krudelia tek filmi vizatimor “101 Dalmatët”. Ajo i tregon Mesidës se edhe gjatë festës me maska që organizuan ajo u bë identik me të. Mesida i thotë se nga sytë i duket si një Bambi por Arjoni i thotë se ajo nuk është vetëm e mirë por edhe dinake. Si Bambi ata bien dakord që është Moza. Për Liritën mendojnë për një kafshë që të jetë argëtuese dhe Arjoni thotë se orangotango i përshtatet mirë. Aidën e përcaktojnë si hipopotam. Zhuljeta pyet për Bjordin dhe Arjoni i thotë se ai është djali i mbretit luan, Simba. Dritanin, duke qënë se është i gjatë e përcaktojnë si xhirafë. I fundit është Arjoni dhe Mesida e identifikon me aschi (qen slite) dhe atij i pëlqen kjo i de.