Arjoni: Nuk ka gojë të më shajë

arjoni-per-veten-big-brother-albania04/03/09 17:16

Arjoni i tregon për dashurinë e tij Mesidës. Ai thotë se ka bashkëjetuar me njw vajzw për 4vjet dhe se para 4muajsh janw ndarë. Mesida është kurioze të di arsyet pse është ndarë dhe e pyet nëse ja ndjen mungesën. Ai i përgjigjet që jo pasi ishte ai që e vendosi këtë ndarje dhe për faktin se duke patur shumë vite bashkë ndjenjat i ishin shuar. Ai shton se një nga motivet kryesore ishte se ai e ndjente veten të lënë pas dore periudhën e fundit të lidhjes, per arsye se ajo i dedikohej më shumë punës dhe nuk i kushtonte vëmendjen e duhur. Mesida e pyet për maredhenien që ka tani që është ndarë. Ai thotë që kanë mardhënie të mira madje shtëpinë e kane akoma bashkë por kur të dali nga shtwpia do qw të rregullojw shumë gjëra. Arjoni thotë që gjatë lidhjes së tyre kanë patur shkëputje dhe se ai ka patur dhe lidhje të tjera, por kjo ka ndodhur dhe për vetë moshën që kishte. Ai thote qw nw atw kohe ka qene shume don zhuan por megjithatë e ka respektuar shume. Ai thote qe cdo gjë që e ka bërë,e ka bërë për të dhe nuk ka gojë të më shajë. Arjoni i thotë që këto janë disa nga gjërat që Mesida duhet të dijë per të që ta njohi më mirë.

1