Arjoni tregon për veten

arjoni-per-emigracionin-big-brother-albania-205/03/09 01:00

“Unë jam nga Vlora,- ka thënë Arjoni, – dhe prindërit e mi janë larguar në 1990-n nga Shqipëria. Në Itali jemi shumë mirë, kemi një jetë dinjitoze.”. Emigrant, sipas babait të tij, është dikush që mendon që një ditë do të kthehet andej nga ardhur, në shtëpinë e tij. Arjoni vazhdon të tregojë se prindërit i janë kthyer që para 4 vjetësh në Shqipëri dhe nuk janë ndjerë si emigrantë në vendin e tyre, me përjashtim ndoshta të fillimit. Ndërsa ai, kur kishte ardhur në Shqipëri, emigrant ishte ndjerë vetëm dy ditët e para, sepse më pas, e shihte veten si pjesë të këtij komuniteti. Sipas tij, ata që nuk kanë emigruar ndonjëherë, të paragjykojnë e të shohin si emigrant. “Në vendet e tjera jetohet shumë mirë, por ata që duan të jetojnë në tokën e tyre, kthehen një ditë!”- ka përfunduar ai.