Bëra këngë thjesht për qejf

March 7, 2009   | Lajmet / Vijesti

aferdita-dreshajt3Sapo ka dalë kënga e parë e të dashurës së Shpat Kasapit, “Nëse je burrë”, pra e Afërdita Dreshajt dhe komentet e fansave kanë shpërthyer on-line. Natyrisht duke ditur se Afërdita është modele dhe jo këngëtare, nuk po prisnim ndonjë çudi në këngën e saj. Mirëpo në fakt ajo çka realizoi modelja e njohur si këngë dhe si performancë, ishte shumë më e mirë nga ç’mendohej. Një klip shumë interesant ku shfaqej vetëm ajo. Këngë ritmike e shoqëruar me lëvizje shumë dinamike të vajzës dhe rezultati, një këngë komerciale më shumë në morinë e këngëve të këtij stili, por aspak e dobët si herë e parë. Revista  albaniac ka pyetur Afërditën për këtë eksperiencë të re dhe ajo ka thënë: “Kam bërë një këngë veç për qejf, jo për karrierë, as për famë e as për të ardhura, sepse i kam të gjitha këto. Mu dha mundësia për të bërë një këngë dhe pranova. Besoj askush nuk do ta kishte refuzuar”.

PanoramaPlus

YouTube Preview Image