Big Brother Albania 2 : Vazhdimi i provës

juria-big-brother-albania-206/03/09 22:30

Kjo është nata e tretë në të cilën banorët përgatiten për provën e javës së katërt, “Ti vlen!”. Juria e kësaj radhe do të përbëhet nga Mesida, Adi, Mimoza dhe Arjoni. Mesida dhe Adi kanë nga një votë kurse, Mimoza dhe Arjoni nga gjysmë vote. Prezantuesja sërish është Adelajda. Konkurentët e radhës janë Zhuljeta, Bjordi Qetsori, Lirita, Aida, Republika, Dritani dhe Pavlini të cilët do të performojnë para jurisë sipas kësaj radhe. Nga tetë konkurentët, do të përzgjidhen katër të cilët kalojnë në natën finale. Të parët që performojnë janë Dritani me Zhuljetën me kërcim popullor nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Ata sjellin shumë ritëm në shtëpi dhe duartrokiten nga banorët e tjerë. Juria vendos se këta konkurentë e kalojnë provën. Performanca e dytë u soll nga Bjordi i cili luajti një pjesë instrumentale në piano që e kishte kompozuar vetë. Për Bjordin, juria vendosi gjithashtu se e kaloi provën. Sori recitoi vargjet e shkrimtarit të shquar Migjeni me “Poemën e mjerimit”. Ai e recitoi me shumë ndjenjë dhe në sfond u shoqërua nga Bjordi me nota muzikore. Juria dha vendimin dhe Sori kaloi në natën finale. Performanca tjetër u realizua nga Lirita e cila interpretoi një këngë të Genta Ismailit. Juria shumë zemërgjerë vendosi që ta kalojë provën. Konkurentët e tjerë të cilët performuan në zhanre të ndryshëm si Aida dhe Republika në këngë dhe Pavlini në imitim nuk arritën ta kalojnë provën.
Në këtë provë të tretë banorët u argëtuan me njeri-tjetrin.