Big Brother Albania : Prova e javës

loja-twister-big-brother-albania-204/03/09 20:15

Si cdo javë Big Brother cakton një provë javore të cilën banorët duhet ta kalojnë pasi këtu varet dhe buxheti i tyre javor. Prova është e ndarë në dy pjesë ku cdo pjesë përbën 50% të buxhetit.

Pjesa e parë e provës:Qëndro në ekuilibër dhe fito lojën!
Banorët duhet të ndahen në gjashtë grupe me nga dy veta. Anëtarët e një grupi do të konkurojnë me njëri-tjetrin. Njëri nga banorët do të jetë albitër i cili do vendosë rradhën e dysheve që do të luajnë. Cdo dyshe do të vendoset në të njëjtën kohë mbi tapetin Twister dhe albitri do të tregojë pozicionin e lëvisjeve sipas rrotullimit të akrepit të orës Twister. Fituesit e cdo dysheje ndeshen me njëri-tjetrin derisa në fund të dalë një fitues.

Pjesa e dyte e provës:Ti vlen!
Big Brother është njohur me prirjet e banorëve ndaj ka vendosur që pjesa e dytë e provës së kësaj jave do të jetë vlerësimi i aftësive në fushat e këngës,kërcimit.imitimit,barcaletave,numrave të shpejtësisë,recitimit,akrobacisë dhe instrumentave. Banorët do të performojnë perballë një jurie prej 4 personash te cilën do ta vendosë Big Brother. Nga 8 banorët do të përzgjidhen vetëm 4 që vlejnë për t`u përzgjedhur në natën e spetaklit.

1