Bjordi dhe Adi – Batuta

bjordi-adi-batuta-big-brother-albania04/03/09 12:50

Bjordi dhe Adi vazhdojnë të qëndrojnë në kopësht. Ata shkëmbejnë shumë batuta midis tyre edhe pse ato janë pa lidhje. Edhe kur nisin të bëjnë një bisedë seriozisht, batutat dhe të qeshurat nuk kanë të munguar. Ata flasin me njeri-tjetrin në këtë formë prej ditësh dhe të dy argëtohen shumë. Adi shpesh mundohet t’i shpjegojë Bjordit në italisht domethënien e fjalëve që përdor dhe situata bëhet edhe më komike pasi shpesh nuk gjen fjalët e përshtatshme.