Ekzalton bukuroshet e Miss Kosovarja ‘09 në Zvicër

March 7, 2009   | Lajmet / Vijesti

valton-krasniqi_miss-kosovarja-2009_zvicerKa qenë një ekstazë e vërtetë, atmosfera që ka krijuar Valton Krasniqi një javë më parë në spektaklin e bukurisë “Miss Kosovarja” 2009, që u organizua në Zvicër më 28 shkurt. Në konkursin e bukurisë së këtij viti, ku kanë marrë pjesë vajza kosovare që jetojnë në diasporë, ka qenë i ftuar Valtoni, i cili ka kënduar “live” disa këngë të tij. Siç e shihni në foto këngëtari ka nxehur shumë shpejt atmosferën me këngët më të mira, ndërsa shumë vajza që ndodheshin në sallë i janë afruar për ta përqafuar.

Ai ka pozuar me disa nga vajzat konkurrente, pasi dihet tashmë debulesa e tij për miss-et. Aktualisht Valton Krasniqi është duke punuar për singel- in e ri, që do të pasojë “Rastësisht u pamë”, një duet me këngëtaren Emmy. Gjithashtu ai këtë muaj mbyll turin dymujor të koncerteve në Evropë. Në muajin Prill,do të nisë një tjetër tur koncertesh në Kanada, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vip.Shqiperia

YouTube Preview Image
1