Mesida, Bjordi, Arjoni : Banorët nuk duan të më kuptojnë

bjordiarjonimesida-big-brother-albania-205/03/09 02:50

Duke biseduar me Mesidën dhe Arjonin, Bjordi ka thënë se kishte frikë se banorët e tjerë nuk e kuptonin. Më pas ai e ka saktësuar më mirë argumentin e tij, duke thënë se për ta kuptuar e kuptonin, por bënin sikur nuk e kuptonin dhe silleshin në mënyrë arrogante. Ai e shpjegonte këtë me faktin se atyre mund të mos i pëlqente që ai, 
20-vjeçari, disa gjëra i dinte më mirë sesa ata që ishin më të rritur se ai. Arjoni i ka thënë se duhet të kishte parasysh që mosha ndikon shumë në njohuritë e një personi dhe se edhe ai vetë, në një moshë më të madhe, do të dinte më shumë nga ç’dinte tani. Bjordi ka thënë se jo gjithmonë ishte kështu, ai ka thënë se ka raste që edhe një fëmijë mund të dijë diçka më mirë nga ty, por kjo nuk të jepte të drejtën të ishe arrogant me të e t’i thoje “ku merr vesh ti”. Sipas Bjordit, dikush më i rritur në moshë, patjetër që dinte më shumë, por ai e kishte fjalën për gjëra apo raste specifike, që ai, vërtet i dinte më mirë. Bjordi ka vazhduar duke thënë se e kishte ndjerë këtë arrogancë sa herë që fliste me Dritanin apo Qetsorin.