Mesida dhe Lirita : Kam dyshime për afrimin e Zhuljetës

lirita+mesida+big+brother+albania+207/03/09 02:13

Biseda e Mesidës dhe Liritës vazhdon për të gjithë banorët. Ato flasin për Arjonin dhe faktin që nuk e kuptojnë se pse ai është në nominim pasi për to është një djalë shumë i mirë, i respektueshëm dhe se u pëlqen tipi i tij. Lirita diskuton me Mesidën për marrëdhënien e tij me Zhuljetën dhe ajo i tregon se Zhuljeta ka një të dashur jashtë por ndërkohë marrëdhënia e tyre është e dyshimtë. Ato mendojnë se nëse ajo ka dikë jashtë, mund ta lëndojë me këtë sjellje që po bën. Vajzat e gjykojnë sjelljen e Zhuljetës dhe hedhin hipoteza për këtë. Mesida mendon se ajo e bën pasi ka një karakter që do të fitojë me cdo kusht por, prapë nuk është e sigurt. Ajo tregon për afrimin që ka me Zhuljetën dhe se ajo i është afruar më shumë se cdo banor tjetër në momentin që hyri në shtëpi por, ky veprim i lë shumë dyshime. Mesida thotë se është treguar shumë e afruar dhe e hapur me të duke i treguar një pjesë të rëndësishme të jetës së saj vetëm sepse erdhi biseda dhe se në një moment ose tjetër do ta thoshte, pasi nuk mund të mbahen gjithmonë të fshehta. Ajo shton se nuk është e sigurt për afrimin e Zhuljetës me të.