Mesida : Nuk më pëlqen Sori

 

mesida-per-sorin-big-brother-albania04/03/09 15:19

Zhuljeta përmend Sorin dhe thotë se është një natyrë shumë interesante. Mesida thotë se ai është shumë i paedukatë. Zhuljeta tregon për Sorin se ai është një person që i pëlqejnë debatet, por që kurrë nuk arrin në zënka. Ajo shton se nuk është e thënë që cdo gjë që thotë ai t’u pëlqejë të tjerëve. Mesida është e pakënaqur me sjelljen e Sorit kundrejt saj pasi ai e ndërpret kur ajo është duke folur. Ajo thotë se ata duhet të respektojnë njeri-tjetrin sepse jetojnë në një shtëpi dhe të gjithëve u krijohet mundësia për të folur. Mesida thotë se me këtë mënyrë sjelljeje nuk mund ta kesh shumë të gjatë shoqërimin me të. Ajo mendon se personi ashtu sic do të të dëgjojë, ashtu duhet edhe ta dëgjosh. Arjoni e këshillon që këtë ankesë t’ia thotë atij, por Mesida e ka bërë tashmë këtë veprim. Arjoni i thotë se dhe ai ka një tip me Sorin dhe se i pëlqen që të debatojë madje ndonjëherë e bën edhe me qëllim edhe pse mund të ketë të njëjtin mendim me bashkëbiseduesin dhe këtë gjë e bëjnë vec për të bezdisur tjetrin.