Video – Forca e Re Demokratike: Konference për Media

March 8, 2009   | Politika

nazif-cungu_kryetari-i-forces-se-re-demokratikeKoalicioni i deshtuar
Forca e Re Demokratike është përpjekur që të  hyjë në koalicion me të gjitha partitëpolitike shqiptare, me përjashtim të Unionit Demokratik Shqiptar, duke dashurqë populli shqiptar të flas me një zë. Unioni Demokratik Shqiptar e ka zgjedhurrrugen e vet dhe me aktivitet e deritashme  nuk ka mbrojtur interesat politike të shqiptarëve të Malit të Zi.

Bisedimet tona me partitë  tjerashqiptare kanë qenë të vështira sepse, nga një anë kemi pasur presion prej njëpjese të anëtarësisë dhe elektoratit tonë që nuk donin që ne të bashkëpunonimme forca politike të konsumuara dhe shteruara që janë provuar në pushtet e nukkanë dëshmuar integritet dhe aftësi. Nga ana tjetër kemi pasur probleme me këtoparti shqiptare me të cilat kemi biseduar pasi të gjitha ato janë të përçara emadje na është dashur të marrim rolin e mediatorit për të mundësuar pajtim mesfraksioneve të ndryshme të këtyre partive.

Ne e kemi pasur derën e hapur për koalicion deri në ditën e fundit kurbëhej regjistrimi i listës, mirëpo, nga të tëra palët vinin zëra të ndryshëm,konfuze dhe për atë arsye vendosëm të dalim vetë.

Anëtarët tonë në Malësi dëshiruan që të bëjmë koalicion vetëm meAltrnativën Shqiptare të bashkuar, e kurrsesi me një krah të përçar. Ne nukkemi dëshiruar që të bëhemi pjesë e përçarjeve, pasojat e të cilave do të shihenshumë shpejt.  Jemi munduar që tëndërmjetësojm që Alternativa shqiptare të bashkohet dhe në mes veti të gjejnënjë kompromis, por pa sukses.

Ishim të gatshëm që të lidhim koalicion me Aleansën e re të Anës sëMalit e cila u paraqit si iniciativë qytetare, por kërkesat e tyre jorealedëshmuan se ato qysh në fillim nuk kanë dashur koalicion por vetëm negociata pafund, që populli të mendojë se ato nuk do të jenë shkaktar të djegies sëvotave.

Kërkesat joreale të Aleancës ishin që kandidati i tyre të jet bartës ilistës dhe kërkuan mjete finasiare në baza joreale. Pra, qellimi i tyre ishteqë mos të bëhet koalicioni dhe të lidhen me një krah të Alternativës e cila imundëson vendin e parë në listë.

Dëshira jonë ishte që të kishim bërë një koalicion shqiptarparazgjedhor për të eleminuar përçarjen e thellë krahinore dhe fetare që pomanifestohet tek  shqiptarët në Mal tëZi.

Këtë koalicion nuk e donim për interesin e Forcës, por sepse me anën enjë koalicioni më të gjërë do të mundësonim që partitë shqiptare të merrnin mëshumë deputetë shqiptarë në krahasim me numrin e deputetëve të mëparshëm.

Edhe kësaj radhe kanë dalë në shesh interesat personale dhe qëllimi përtë vazhduar me politika të vjetra. Në skenën politike shqiptare ka edhe asipersonash që janë duke bërë çmos që të digjen votat e  partisë tjetër.

Këtyre përçamje dhe manipulime i ka ndihmuar edhe ligji i tashëmzgjedhor i cili nuk garanton mandatet shqiptare, por partia në pushtet çdo herëka marrë më së pakti 2 mandate.

Forca e re demokratike është rritur e konsoliduar dhe në mënyrëkonstante janë shtuar antarët dhe simpatizuest edhe pse ne nuk kemi pasurpushtet në dorë.

Nekemi dëshmuar këmbëngulje, integritet, aftësi dhe vizion.

Prandajne jemi të sigurtë që në këto zgjedhje Forca e re demokratike do të ketëmandatin e sigurt dhe do të  dalim partiaudhëheqëse shqiptare në Malit të Zi.

Kryetari,

NazifCungu

Sherbimi informative i Forces

YouTube Preview Image
2