Aida dhe Dritani : Zysha, personazh i fortë!

aidadritani-big-brother-albania-208/03/09 01:05

Aida ka komentuar me Dritanin, arsyen që ai kishte dhënë për ta zgjedhur atë kujdestare të shtëpisë. Ajo i ka thënë se përgjigjia e tij ishte e bukur, por ajo, në vend të tij, do të kishte thënë se donte të zgjidhte banorin x, sepse nuk donte që ai të nominohej. Më pas ata, duke kërcyer, kanë biseduar për Adelajden. Dritani ka thënë se “zysha” që s’ta mbushte syrin, ishte bilbil nga goja. Jo vetëm kaq, por sipas tij, kishte krijuar një figurë. Ai ka cilësuar se kjo ka ndodhur që pas kërcimit të shtunën e kaluar. “Është bërë personazh i fortë!” – ka thënë ai. Aida i është përgjigjur se ia kishte thënë këtë gjë dhe se po i vinte mirë që, më në fund, ai i kishte kuptuar fjalët e saj.