Dritani : Nuk mund të bëhem egoiste

aida-per-te-dashurin-big-brother-albania-208/03/09 02:40

Duke folur me Dritanin, për të dashurin që ka jashtë shtëpisë së Big Brother, Aida i ka treguar atij arsyet përse kishin vendosur të krijonin një distancë me njëri-tjetrin. Ajo ka thënë se ai kishte shumë mundësi të ecte përpara, ajo ishte e sigurtë për këtë sepse ngaqë ishte rritur me të, e njihte shumë mirë. Sipas Aidës, gjithë dyshimet që ai kishte, i kishte pikërisht sepse Aida ishte në jetën e tij. Ajo donte që ata të rrinin bashkë, sepse kështu duhej të ishte e jo thjesht për faktin se ishin mësuar të rrinin bashkë ngaqë kishin gjithë kohën që e bënin. Aida ka shtuar se ajo e donte shumë, prandaj donte më të mirën për të. Në fakt, edhe ajo vetë nuk kishte qenë e gatshme “ të mblidhte plaçkat’ e të shkonte atje ku ishte ai. Ajo tani po investonte për shkollën, për punën, pra po ndërtonte një jetë të vetën. Megjithatë, arsyeja kryesore që e kishte shtyrë atë të largohej ishte që të mos ia kufizonte jetën të dashurit të saj, i cili në Shqipëri, nuk kishte asgjë, përvec saj. Ai kishte bërë shumë për të e ajo nuk donte të ishte egoiste. Siç ka thënë dhe ajo vet, fakti që ajo ishte mësuar ta kishte larg gjatë gjithë kohës, e kishte ndihmuar të mos e kishte problem qëndrimin, e vetme, në shtëpinë e Big Brother.