martina-ivezaj8

March 9, 2009   | 

Bukurija shqiptare ngadhnjen në gjithë botën, edhe bukuroshja dhe modelja nga Malësia Martina Ivezaj solli kurorën të cilën me meritat e saj e fitoj në “Miss Rinora 4” në Zvicerr.Edhe këtë vit u organizua Miss Rinora 4.
Kjo traditë bukurie dhe stili është njëra ndër kualitetet e shumta që organizon Rinora 4. Diskoteka ishte e mbushur deri në vendin e fundit dhe kjo gjë është bërë normale në këtë klub argëtimi dhe bukurie.
Vajzat që morën pjesë në këtë spektakël bukurie ishin nga të gjitha anët. Ishin trembëdhjetë bukuroshe që defiluan dhe zbukuruan ambientin me orë të tëra. Natyrisht se duhej të vendosej vetëm për një vend të parë edhe pse shumë vajza e meritonin vendin e parë si për kah bukuria ashtu edhe për nga sharmi. Ishte kënaqësi e vërtetë të shihje defilime kaq subtile në Rinora4. Vendin e parë e zuri bukuroshja Martina Ivezaj dhe që barte numrin 11 Vendin e dytë (përcjellësja e parë ) e zuri Valmira Reka me numrin 4, dhe Vendin e tretë Arjeta Ramadani, me numrin 1. Për Jurinë nuk ishte punë e lehtë kjo natë e këtij spektakli madhështor. Juria na krijoj besimin për një përzgjedhje korrekte dhe profesionale. Çmimet shpërblyese ishin, 1500.-Chf për vendin e parë, 1000.-Chf vendi i dytë dhe 800.-Chf vendi i tretë. Natyrisht, pas kaq vitesh përvoje të organizatorëve të R4, kualiteti i këtij spektakli dallon dukshëm nga organizimet tjera që bëhen në Zvicër. Dallimi i parë është se diskoteka R4 ka një objekt tej mase të bukur dhe të madh dhe me instalime moderne. Pastaj siguria është pothuajse e nivelit më të lartë në Zvicër. Janë këto elemente që edhe spektaklit Miss R4 2008 i dhanë një pamje madhështore dhe të dinjitetshme. Në këtë spektakël bukurie, i takuam spontanisht edhe Alaban Skenderaj, Adelina Thaqin dhe Labin.
Revista Albsuisse