Rovena Dilo martohet !!!

March 9, 2009   | Lajmet / Vijesti

rovena-diloKëngëtarja e m i rënjohur Rovena Dilo është martuar. Nuk është aspak një thashethem urban, por një lajm mëse i vërtetë. Pak muaj më parë ajo i ka dhënë fund beqarisë dhe ka nisur jetën e re duke kurorëzuar lidhjen e saj të dashurisë me ish futbollistin e njohur Florian Riza. Nuk ka qenë një dasmë në fakt. Çifti ka bërë celebreimin në bashki dhe kanë shkëmbyer unazat duke i premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme. Vetë këngëtarja është përpjekur ta mbajë sa më të fshehtë këtë, por “Bluetooth” zbulon çdo gjë. Ata kanë mbi një vit të lidhur bashkë. Çifti ka marrë kështu vendimin ta zyrtarizojë marrëdhënien e tyre dhe pse jo shumë shpejt mund të shohim një Rovenë të veshur me fustanin e nusërisë dhe një një Florian me kostumin e dhëndërit.

ROVENA

Rovena Dilo një nga këngëtaret më të njohura dhe të suksesshme të skenës shqiptare është edhe një nga personat që ka thyer jo pak tabu. Prej disa muajsh ajo ka marrë hapin e madh të martesës në mënyrën më të qetë të mundshme. Pa zhurmë… Pa u shfaqur nëpër media a shtyp për asgjë… Madje shumë pak kanë ditur lidhjen e saj me ish futbollistin. Sepse ajo nuk pëlqen show-n, përsa i përket jetës së saj private. Dhe në këtë rast kështu ka ndodhur. Pas një lidhje me Rizën mbi një vjeçare ajo ka vendosur të bëjë hapin e madh. Kështu një ditë së bashku me Florin ajo i është drejtur bashkisë dhe kanë celebruar raportin e tyre. Dasma ndoshta do të vij në një moment tjetër, ose mbase edhe nuk do të ketë një të tillë, e rëndësishme është që ata janë të lumtur.

FLORIAN RIZA

Flori është sot një nga menaxherët e njohur të futbollistëve shqiptarë. Në rininë e vetë ai ka qenë një futbollist i angazhuar me skuadrën e “Partizanit”. Ashtu si edhe Rovena ai nuk ka pasur dëshirën të bëjë bujë me jetën e tij personale. Madje më shumë sesa bashkëshortja e tij, Rovena. Kështu të dy kanë qenë të një mendje që gjithçka ta bëjnë në qetësi dhe pa u bërë pjesë e lajmeve rozë me intervista apo deklarata ndaj njëri-tjetrit.

BASHKËJETESA ME ARTAN IMAMIN

Tashmë është harruar historia e Rovenës me Artan Imamin. Histori që u bë e bujshme më shumë kur dy personazhet u ndanë sesa gjatë kohës që ata ishin bashkë. Këngëtarja Dilo ndër të parat femra në Tiranë nisi bashkëjetesën me aktorin në një kohë që ajo ishte ende tabu. Megjithatë çifti bashkëjetoi për gati dhjetë vjet rresht me njëri-tjetrin. Një lidhje që shihej me zili nga shumë. Por ata në një moment kur të gjithë mendonin se do të shkonin drejt altarit vendosën të ndaheshin. Ata nuk folën as njëri as tjetri nëpër gazeta për motivin e ndarjes duke preferuar ta kalonin në heshtje gjithçka.

Bluetooth

YouTube Preview Image

1