Bjordi: Nuk di kë të zgjedh

March 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-dhe-adi-big-brother-albania-209/03/09 20:57

Adi dhe Bjordi flasin në lidhje me femrat. Adi thotë që ai në përgjithësi është i prirur drejt të bukurës pasi kjo gjë e bën atë më tepër kurioz. Bjordi është konfuz në lidhje me Adelajdën dhe Mimozën pasi ai i pëlqen të dyja. Adi i thotë që në është i zoti, mund t`i mbaj të dyja, por Bjordi e kundërshton duke i thënë që këtë gjë nuk e bën dot. Ai thotë:-“Nuk di kë të zgjedh, por kam arritur në konkluzionin që më duhet dhe pak kohë.” Adi i thotë që po të kishte qënë jashtë gjërat do ishin ndryshe por aty brenda ato vështirësohen. Bjordi vazhdon duke thënë që i pëlqen më shumë personi që bën të vështirën. Adi e këshillon që këto gjëra duhet t`ia lërë kohës pasi ato mund të rregullohen.