Mimoza – Kishe të drejtë për Bjordin dhe Mesidën

March 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

moza-adela-mesida-bjordi-big-brother-albania-210/03/09 01:30
Ndërsa të gjitha vajzat flisnin, Mimoza dhe Adelajda, janë ngritur nga krevati dhe kanë shkuar në kuzhinë sepse Mimoza donte të hante. Ato nisën të bisedonin në lidhje me Mesidën dhe Bjordin. Adelajda i ka thënë se tani ishte mëse e sigurtë se Mesida e pëlqente Bjordin dhe kësaj rradhe edhe Mimoza e ka konfirmuar. “A të thashë?! Ca gjëra duken!” – i ka thënë ajo Mimozës. Adelajda ka thënë se ajo dhe Bjordi janë vetëm shokë dhe për më tepër, nga ajo, si femër, Bjordi nuk do të merrte kurrë asgjë, madje, sipas saj edhe ai e kishte kuptuar këtë. Adelajda risolli si argument favorizues të afrisë së tyre edhe faktin që si Bjordi, si Mesida, kanë jetuar jashtë dhe e kuptonin shumë mirë njëri-tjetrin. Sipas mendimit të Adelës, Mesida nuk ishte si shqiptaret e Shqipërisë, nuk ishte as si Mimoza, as si Adelajda e po ashtu as Bjordi nuk ishte si djemtë e tjerë të Shqipërisë. “Çun shqiptar tamam është Tani, nuk është as Bjordi, as Arjoni!- ka thënë ajo. Për të gjitha këto arsye, sipas saj, ishte e kuptueshme dhe e pashmangshme që Bjordi dhe Mesida do të afroheshin. Aq më tepër që me gjithë simpatinë që kjo e fundit mund të kishte edhe për Arjonin, ai ishte i lidhur pas Zhuljetës, kështu që, sipas Adelajdes, i vetmi që ngelej i lirë, ishte Bjordi. Ajo ka shtuar se sido që të shkonte historia e tyre (Bjordit dhe Mesidës), asaj i vinte mirë që ai kishte gjetur dikë apo diçka që mund ta ndihmonte të ndjehej më mirë brenda shtëpisë së Big Brother.

2