Adela nuk e bën atë gabim

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-big-brother-albania-211/03/09 19:51

Adela i shpreh disa prej banorëve shqetësimin e saj, se si kuptohet marëdhënia e saj me Bjordin. Ajo thotë që është një person në shtëpi që mendon që ata kanë dicka me njëri-tjetrin, dhe mundohet të bindi dhe të tjerët. Qetsori i thotë që kjo gjë nuk është e vërtetë pasi me sa ka kuptuar, ajo nuk e bën atë gabim. Adelajda e aprovon ,dhe shton që ajo nuk është natyra e femrës që lidhet me dikë pa qënë dicka serioze. Qetsori i thotë që ajo mund të lidhet me Bjordin, por jo brenda në shtëpi. Adela e kundërshton duke i thënë që kjo gjë nuk është e mundur. Ajo thotë që i pëlqen mënyra e tij(Bjordit) e të arsyetuarit, por fakti që ajo kalon shumë kohë me të keqkuptohet nga disa persona brenda shtëpisë. Qetsori me shaka i thotë:-“Po u afrove me Bjordin do kesh probleme me Mirin!”