Aida : Tani nuk të shikon si femër

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-dhe-adela-big-brother-albania-211/03/09 18:49

Aida duke i rregulluar flokët Adelës diskuton me të për lidhjet. Ajo është e mendimit që femrat kur dashurojnë vërtet duan që kjo ndjenjë t`i shoqërojë gjithë jetën. Adelajda është dakort me këtë gjë, por thotë:-“Nuk e imagjinoj jetën me një 20vjecar!” Aida i thotë që nëse egziston dashuria cdo gjë është e mundur,gjithashtu ajo thotë që nuk mund të ndrydhet ndjenja sepse njeriu duhet të provojë. Sipas saj mashkulli duket që në fillim që cfarë qëllimesh ka me një femër dhe merr si shembull Dritanin. Ajo thotë:-“Tani nuk të shikon si femër!” Aida i thotë që e kishte kuptuar që Tani ishte i fejuar pa e shprehur ende ai, sepse e kuptoi nga mënyra se si ai i shikonte femrat.