Mesida : Më pëlqejnë lidhjet e gjata

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mesida-per-lidhjet-big-brother-albania-210/03/09 10:25

Mesida ka treguar se pasi kishte mbushur 18 vjeç ishte larguar për në Suedi. Atje kishte qëndruar dy vjet “single”, pastaj kishte patur një të dashur, më pas edhe dy vjet të tjera “single” dhe pastaj kishte bashkëjetuar me dikë. Ajo ka thënë se zakonisht lidhjet e saj janë të gjata, përndryshe i duken të pavlera. Sipas saj më mirë të gjesh një njeri të mirë, sesa thjesht t’i shtosh një emër listës. Ajo ka shpjeguar se nuk e kishte fjalën për të shkuar menjëherë drejt fejesës apo martesës, por për të gjetur dikë që të bën të ndjehesh mirë e me të cilin të kesh një relacion serioz. “Jemi në një linjë!”- i ka thënë Dritani, duke i shprehur njëkohësisht mendimin se lidhjet e gjata tregojnë qëndrueshmëri.