Mesida: Nuk dua të lëndoj njëri

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-dhe-mesida-big-brother-albania-210/03/09 19:44

Mesida dhe Bjordi diskutojnë rreth debatit me Adelën. Ai i thotë që ajo duhet t`a kuptojë që ai nuk i flet për keq. Mesida i thotë Bjordit që ajo ka vënë re se sa herë ato të dy qëndrojnë bashkë Adela mërzitet. Ajo shton:-“Për mua ajo është xheloze!” Bjordi i thotë që nuk e ka vënë re këtë gjë, dhe shton që ajo nuk ka arsye pse të jetë, pasi ata të dy janë shokë. Mesida është e mendimit që ai të sqarohet me Adelën nëse ato e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin. Bjordi i thotë që kjo nuk është e mundur, pasi dhe po të egzistonte pëlqimi ajo nuk do pranonte, për vetë mentalitetin që ka. Ai thotë:-“Këtu luftohet me murin!” Mesida i thotë që nuk duhet t`a përqafojë pasi kjo gjë mërzit Adelën. Bjordi i thotë që nuk ka pse ai të sillet ndryshe por ajo i thotë që do e ndryshojë ajo qëndrimin. Mesida thotë:-“Nuk dua të lëndoj njëri!”