Mesida: Shoqërinë e ngushtë e puth në buzë

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mesida-per-arjonin-dhe-zhul-big-brother-albania10/03/09 14:28

Mesida i thotë Arjonit se kur të dalë ka qejf të takojë mamanë e tij. Arjoni i thotë se ajo i ngjan Zhuljetës në paraqitje. Mesida mendon se meshkujt tërhiqen shumë nga ato vajza të cilat i ngjajnë mamave të tyre dhe i thotë Arjonit se këtë gjë e vë re edhe tek ai. Arjoni e pyet se cili i ka thënë se ai është i tërhequr nga Zhuljeta apo nëse asaj i duket ashtu. Mesida i përgjigjet se nuk e paragjykon sepse nuk do të thotë se nëse rri me dikë, je i tërhequr prej tij. Ajo i tregon se fakti që ka jetuar jashtë me një mentalitet ndryshe, ka mësuar që të mos krijojë këto ide të gabuara dhe nëse rri shumë me një person, rri sepse të pëlqen shoqëria e ndihesh mirë. Mesida tregon edhe për shoqërinë e saj që kanë një raport shumë të mirë dhe se me shoqet e shokët e saj të ngushtë, puthet edhe në buzë pa të keq. Ajo i thotë se vec po e ngacmonte.