Mimoza: Do bëhem këngëtare

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

moza-kengetare-big-brother-albania-210/03/09 14:35

Mimoza u thotë vajzave se i pëlqen që të studiojë për muzikë. Adelajda i thotë se që të vazhdosh një shkollë për këngëtare duhet të kesh zë. Lirita mendon se shkollën e muzikës, duhet ta fillosh që fëmijë duke i bërë të gjitha etapat me radhë. Mimoza u tregon vajzave se një kompozitor i kishte dëgjuar zërin e i kishte thënë se e ka të mirë. Ajo thotë se edhe në fakultet mund të fillojë të studiojë për kanto, kurse Lirita mendon se disa gjëra duhet t’i dish duke i mësuar në shkollë që i vogël sepse mund ta ketë shumë të vështirë më pas. Mimoza i thotë se kur e ke hob i kap mësimet. Lirita i bën krahasim me shkollën e baletit të cilën një njeri nuk mund ta mësojë i rritur. Për Mozën, këto janë dy gjëra të ndryshme dhe se ajo nuk ka ndër mend të bëhet këngëtare e famshme por si gjithë këngëtarët e tjerë.

2