Big Brother Albania 2 – Loja lufte

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

loja-me-lufte-big-brother-albania-212/03/09 22:55

Banorët kujtuan lojrat e fëmijërisë dhe Dritani hodhi idene per të luajtur loja lufte. Ato u ndanë në dy skuadra. Loja konsistoi në fshehjen e tyre dhe vrasjen e kundërshtarit. Zhuljeta nga kolltuku bëri arbitrin e lojës me një xhezve dhe një lugë në dorë si borizane e luftës. Banorët përdorën strategji të ndryshme për ta fituar lojën. Dritani u mbulua me batanie për të mos u dalluar, Ardiani përdori pasqyrën për të dalluar kundërshtarët, Arjoni mori tapetin përsipër, etj. Banorët debatuan shpesh, për arsye se mendonin që kundërshtarët bënin hile gjatë lojës.