Big Brother Albania 2 – Prova e javës

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

prova-e-kepuceve-big-brother-albania-212/03/09 20:15

Banorët në sfidën e dytë të provës javore duhet të gjejnë një këpucë teke. Big Brother ka vendosur në oborr një pirg me këpucë të ndryshme. Për t`a realizuar këtë provë ata kanë në dispozicion 24 min e 30 sek në të kundërt me mos gjetjen e këpucës ata duhet t`i lyejnë me bojë të zezë të gjitha. Pavarsisht impenjimit që treguan banorët për këtë provë ata nuk e gjetën këpucën.
Qetsori ishte personi që u përgjigj në telefon dhe Big Brother vendosi që t`i japë një shpërblim duke e përjashtuar nga prova e javës. Gjithashtu ai duhet të përzgjidhte dhe dy banorë të tjerë. Qetsori zgjodhi Mesidën dhe Arjonin. Banorët e tjerë kryen provën.