Bjordi Mezini – Tek apo çift

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-me-sy-te-mbyllura-big-brother-albania-213/03/09 00:45

Bjordi u ka propozuar banorëve një lojë të re. Ata do të luanin si tek loja çift apo tek dhe Bjordi do të gjente se sa gishta nxirrte secili prej tyre. Kur ai kishte filluar t’i gjente, në fillim, banorët kanë qeshur, por më pas ata kanë ngelur të habitur, gati-gati të shokuar. Në mes të të gjitha kombinimeve të mundshme, Bjordi dha të gjitha herët, kombinimin e saktë. Ata më pas filluan ta ngacmonin e ta pyesnin se kush do ta fitonte Big Brother e të insistonin t’u tregonte si e gjente. Bjordi u tha se sekretet e lojës nuk tregohen. “Ne bëjmë të gjithë si shkencëtarë këtu, por ky na qenka kozmonaut!”- ka thënë Qetsori. Sipas Bjordit, kjo lojë do të dilte shumë bukur nëse do ta luante me Arbanën, të cilën nuk e shikonte fare.

1