Mesida nervozohet me Bjordin!

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordimesidaarjonizhuljeta-big-brother-albania-212/03/09 01:45

Bjordi, Mesida, Arjoni dhe Zhuljeta janë shtrirë të flenë në sallon. Mesida ka thënë se kjo ishte dicka që e kishin vendosur që dje. E para që ka reaguar jo fort mirë prej kësaj ka qenë Adelajda, e cila është ftohur përnjëherësh me Bjordin. Bjordi e ka pyetur sesi kishte mundësi që pak më parë ishte ndryshe, ishte normal e tani ishte tjetër njeri, por ajo nuk i ka dhënë shumë shpjegime. I ka thënë vetëm se ditëlindja e tij mbaroi. Por më pas ajo që ka reaguar edhe më keq, ka qenë Mesida. Pasi ishin shtrirë të katërt, Bjordi ka thënë se me siguri gjatë natës do të çohej e do të shkonte në dhomë. Kaq ka mjaftuar që Mesida të çohet e të iki. Pyetjes së Bjordit se çfarë pati ajo i është përgjigjur se s’kishte nerva të merrej me “gjëra kalamajsh”. “Edhe themi do të shtrihemi edhe themi do të çohemi. Më mirë po iki që tani në dhomë!”