Mimoza dhe Aida : Ti kështu i fyen të tjerët!

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mozaaida-2-big-brother-albania-212/03/09 03:00

“Mua tek ty nuk më pëlqen që ti i afron të tjerët, i lë të shprehen e pastaj i largon!”- i ka thënë Mimoza Adelajdes në lidhje me Bjordin. Ajo ka shtuar se nëse Bjordi nuk i pëlqente, ta afronte thjesht si shok e jo më shumë se kaq, përndryshe ajo i fyente të tjerët e s’kishte asnjë të drejtë ta bënte këtë. Diskutimi mes Aidës, Mimozës dhe Adelajdes ka nisur kur kjo e fundit ka thënë edhe njëherë se e vetmja femër në shtëpi që i përshtatej Bjordit ishte Mesida. Nga Adelajda Bjordi nuk do të merrte kurrë më tepër sesa një përqafim apo një puthje dhe se ajo nuk kishte ndërmend të merrej me “kalamaj” si puna e Bjordit. Vajzat kanë reaguar haptas se nuk i besonin. Adelajda ka shtuar se ka qenë ajo vetë që e kishte shtyrë Bjordin të afrohej me Mesidën. Ajo ka thënë, madje, se në fillim Bjordi ikishte thënë që i pëlqente mimoza. Mimoza i është përgjigjur se ajo kurrë se kishte pëlqyer Bjordin dhe, lidhur me kët, Aida i ka thënë se e besonte. “Pse, kujtoni ju se unë kam frikë t’ju them se e dua Bjordin?!” – ka thënë Adelajda. “Jo!- i ka thënë vajzat, duke i shkelur syrin njëra-tjetrës e duke qeshur,- ne të besojmë!”.