Mimoza : S’më pëlqejnë shakatë e tepërta

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mozabikashakate-big-brother-albania-213/03/09 02:00

Mimoza i është shprehur Republikës se nuk i pëlqejnë shumë disa lloj shakash. “Me budallanë bëhet shaka!”- ka thënë ajo. Ajo ka qenë tepër e indinjuar që e kanë quajtur fëmijë e po ashtu me shprehjet e Adit, të tipit “Jam shumë dakord me mendimin e Mimozës”, kur ajo nuk është fare aty. Republika është munduar ta qetësojë, duke i thënë se jo të gjitha shakatë bëhen me të keq, por ajo ka vazhduar të jetë shumë nervoze. Ajo ka thënë se nuk ishte aspak e vërtetë që ajo ishte fëmijë, sepse ajo ishte 20 vjeçe dhe nuk i vinte aspak mirë ta quanin kështu.