Moza dhe Bika janë tipa të vështirë

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mesidadritani-big-brother-albania-212/03/09 14:10

Mesida dhe Dritani, pasi kanë mbaruar punët e shtëpisë, qëndrojnë të shtrirë në sallon e bisedojnë me njeri-tjetrin. Mesida thotë se Mimozën nuk ka arritur ende ta njohë sepse nuk flet shumë, rri urtë dhe ndoshta mund të jetë tipi më i vështirë për t’u njohur. Dritani i thotë se Moza është në botën e saj. Mesida thotë edhe për Bikën që e ka të vështirë ta kuptojë si tip, kurse të tjerët janë më të hapur, flasin dhe tregojnë në disa momente për veten. Dritani mendon se ndonjë edhe mund të gënjejë por sipas Mesidës jo gjithmonë mund të gënjesh, se në ndonjë moment edhe do harrosh.