Moza: Do i njohim jashtë

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

Mimoza - Big Brother Albania 213/03/09 17:35

Arjoni dhe Mimoza qëndrojnë vetëm në kopësht duke diskutuar në lidhje me nominimet dhe banorët. Arjoni i thotë që do t`a shohë Mimozën në nominim, pasi dëshiron t`a shohë nën tension, por ajo i thotë që nuk ka pse të jetë në tension pasi për të është thjesht një lojë. Arjoni e pyet nëse ka ndonjë person që i intereson brenda në shtëpi. Ajo thotë që i intereson Adela dhe Aida, por ai do të dijë nëse i intereson Bjordi. Moza thotë që ajo me Bjordin nuk flasin shumë pasi nuk përshtaten si karaktere. Ajo mendon që Bjordi dhe Adela pëlqehen. Këtë gjë e aprovon dhe Arjoni dhe shton se Bjordi është djalë i mirë dhe nuk sheh asgjë të keqe në këtë pëlqim. Mimoza mendon që dhe Mesida e pëlqen Bjordin, dhe thotë që ajo bëhet xheloze sa herë që sheh Adelën dhe Bjordin bashkë. Ajo thotë që Adela nuk e ka shprehur tek asnjë nga banorët pëlqimin e saj për Bjordin. Arjoni thotë që ndoshta mund të jetë thjesht një afeksion, pasi kanë më shumë se një muaj që ato po bashkëjetojnë në një shtëpi. Arjoni mendon që Bjordit i pëlqen më shumë Mimoza si femër, por që u tërhoq që kur Arbana e pyeti në lidhje me Polin. Arjoni thotë:-“Bjordi duhet të jetë zhgënjyer shumë nga femrat!” Mimoza shpreh pëlqimin e saj për Adin si tip pasi për të i duket shumë shakaxhi. Sipas Arjonit Adi për moshën që ka nuk duhet të sillet në atë mënyrë por duhet të jetë më shumë serioz. Mimoza thotë:-“Do i njohim jashtë!” Arjoni thotë që ai do që t`i njohë brenda në shtëpi. Bisedës i bashkohet Aida. Ajo thotë që Adi është një person që shtiret pasi po tregon shumë pak nga vetja. Ajo thotë që personat mbajnë rezerva me njëri-tjetrin prandaj kalojnë gjërat në ashpërsime.

3