Njomza Krasniqi: Për Polin nuk ka më aventura

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

njomza-krasniqi-big-brother-albania-2Janë pesë motra, Leonita, Njomza, Mimoza, Ardita dhe Fitorja. Njëra më e bukur se tjetra, ëndrra e çdo djali kur i shikon. Janë dhe shumë mike të mira për arsye të afërsisë me moshën. Moza është motra e tretë ndërkohë që Fitorja është më e vogla, 17 vjeçe dhe cilësohet si motra më e bukur.

Janë të kënaqura që Mimoza është bërë pjesë e këtij programi por edhe krenare për mënyrën sesi ajo po sillet me banorët e tjerë. Por familja Krasniqi ka pësuar një shook të vërtetë kur ka mësuar nga programi që njëra nga vajzat e tyre qenka lidhur me një djalë dhe ata nuk dinin asgjë, pra bëhet fjalë për Polin. Por përsëri ndjehen mirë pasi besojnë tek zgjedhja e vajzës së tyre. Në këtë intervistë flet motra e dytë e Mozës, Njomëza, ajo që në fakt kishte shkuar për të marrë pjesë në “Big Brother” por stafi preferoi Mozën.

Si ju duket motra juaj në këto 5 javë qëndrim brenda shtëpisë së “Big Brother”?

Motra ime ka qenë vetvetja gjatë gjithë këtyre javëve. Ajo është munduar të japë maksimumin e saj, është shoqëruar mjaft me banorët, ka bërë një afrimitet të mirë me ta, kështu që mendoj se po ecën shumë mirë.

Ajo tregon se ju jeni një familje fanatike, me disa norma të forta, por veshja e saj flet ndryshe. A ka pasur ajo pengesa nga familja dhe a është paragjykuar nga ambienti?

Ajo s’ka thënë që kam familje fanatike, ajo ka cekur se rrjedh nga një familje me moral dhe karakter të fortë. Ndërsa veshja e saj është me plot stil dhe normale. Sa për paragjykime mendoj se s’ka pasur as nga familja dhe as nga shoqëria.

Shumë prej banorëve të rritur mendojnë se Mimoza ka patur fat të jetë pjesë e këtij programi në një moshë kaq të re. Po ju si familjare e saj si mendoni, a do e ndihmojë Mimozën pjesëmarrja në BB?

Po është e vërtetë që ka pasur fat që të jetë pjesëmarrëse e një show si “Big Brother”. Mendoj se do të jetë një eksperiencë që do t’i vlejë në të ardhmen. Se si do rrjedhin gjërat duhet të presim që ajo të dalë që andej.

Si ka mundësi që ajo nuk rezistoi dot pa treguar për lidhjen me Polin ndërkohë që jashtë e kishin vendosur që të mos flisnin për këtë temë?

Mimoza në situatat që ndodhej ishte e detyruar që ta shprehte lidhjen që kishte jashtë me Polin sepse kishte situata ku ajo ndihej e sikletosur prandaj nuk rezistoi dot pa shprehur atë që e kishte në brendësi.

Në atë shtëpi ajo është gjithnjë në qendër të vëmendjes së djemve. Po në jetën e përditshme sa tërheq vëmendjen Mimoza?

Po, Moza në shtëpi e kam vënë re që është në qendër të vëmendjes por ajo dhe jashtë shtëpisë së BB e ka pasë gjithmonë vëmendjen e meshkujve?

A e kishit menduar faktin se Moza mund të lidhej me një djalë aty brenda pavarësisht lidhjes jashtë, aq më shumë që ajo ka deklaruar se po më pëlqeu ndonjë djalë, unë nuk mendohem dy herë?

Jo kurrsesi nuk do lidhej edhe pse ajo ka deklaruar që po i pëlqeu dikush nuk do mendohej dy herë. Nuk do e bënte këtë gjë kurrë, jo vetëm për arsyen se ka dikë jashtë, por duke qenë një lojë, karakteri i saj nuk ia lejon këtë gjë.

Sa mbështetje ka nga Kosova Mimoza?

Mimoza ka shumë njerëz që e duan dhe e vlerësojnë si personazh. Pra ka mbështetje dhe përkrahje nga Kosova.

Shpesh bëhen thashetheme për të në shtëpi, ju si ndjeheni në këto raste?

Është gjë normale të bëjnë thashetheme për Mimozën sepse një personash me cilësi të veçanta siç është ajo, normalisht që do i nxiste banorët ta përflisnin, por nuk është për t’u mërzitur, pasi ata të gjithë po bëjnë një lojë.

A ka bërë zgjedhjen e duhur në shoqërinë që ka krijuar me disa banorë?

Po, në shumicën e rasteve ka bërë zgjedhjen e duhur, por në disa të tjera jo.

Cilët janë të gabuarit?

Adelajda dhe Lirita.

Mos të kishte qenë e lidhur me Polin, a do ekzistonte mundësia që aty brenda të lidhej me ndonjërin nga djemtë dhe me cilin?

Si e njoh unë Mimozën, ajo nuk do lidhej me asnjërin aty brenda në shtëpi edhe po të mos kishte Polin jashtë.

Çfarë mendimi ke për Bjodin meqë është një djalë që po pëlqehet shumë. As ai nuk mund të ishte tipi i duhur për Mozën nëse ajo nuk do të ishte e lidhur dhe pse?

Bjordi është djalosh i mirë por për Mimozën jo, sepse nuk është mashkulli ideal që Mimoza do dhe janë disa gjëra që Bjordi me Mimozën nuk përputhen fare.

Moza tha se nuk e dinte familja lidhjen me Polin. Tani që e mësoi si ka reaguar familja juaj?

Po, familja nuk ishte në dijeni për lidhjen e tyre. Por ashtu si rrodhën gjërat atë natë në spektakël, familja ime u habit pasi nuk dinte asgjë.

Çfarë mendoni për Polin, a është ai djali i duhur për Mozën dhe a mund të vazhdojë gjatë historia e tyre, pasi Poli njihet si një djalë që i ndërron shpesh femrat?

Poli shihet se është njeri i mirë dhe personi i duhur për Mimozën. Unë nuk mund të flas shumë për këtë gjë, dhe sa mund të zgjasë lidhja nuk mund të jap një mendim për arsye se ajo është diçka që i përket çiftit. Edhe pse Poli njihet si djalë që i ndërron shpesh femrat, mendoj se ai deri tani nuk ka dashuruar, prandaj. Pasi kur dashuron lihen aventurat dhe fillohet të forcohet ndjenja për njëri-tjetrin.

Së fundi a mendoni se Mimoza mund të jetë fituese?

Po , Mimoza për mua është fituese.

14