Zajmina Vasjari së shpejti me videoklip të ri

March 14, 2009   | Lajmet / Vijesti

zajmina-vasjari-6Zajmina Vasjari së shpejti për fansat e saj do të lansojë videoklipin “Facebook”. Kënga është krijuar në tërësi nga kantautori i njohur shqiptar, Florian Mumajesi. “Videoklipin do ta realizojë te produksioni maqedonas “Alexsandar”, sepse tashmë kam gjetur gjuhë të përbashkët me ta”, ka thënë në mes tjerash Zajmina, në një intervistë për emisionin Top Koha Music në KTV. Vasjari ka shtuar se ndër planet e saj afatshkurtra përfshihet pjesëmarrja në festivalin muzikor “Polifest 2009”. Duke folur për festivalet Zajmina po ashtu ka thënë se deri më tash është paraqitur në të gjitha festivalet që organizohen në hapësirat shqiptare duke përjashtuar festivalin “Kënga Magjike”. “Këtë vit patjetër do të jem pjesë e këtij festivali dhe kështu do të përmbushë ambiciet e mia sa i përket paraqitjeve nëpër festivale”, ka përfunduar këngëtarja. Më shumë se kaq, Zajmina Vasjari do të zbulojë në intervistën dhënë TOP Koha Music, që do të transmetohet në tërësi sonte në orën 22.

Koha Vizion

YouTube Preview Image
4