M.Nika: Muzgu i një nate politike

March 16, 2009   | Intervista / Intervju

muhamet-nika_shprehu-edhe-tiQë të jemi më të qartë zotërinjtë e Aleancës së re të Anës së Malit, pas 10 viteve të lokalizmit të sofistikuar kur u “zbuluan” sipas rregullit gjeometrik do të krijojnë efekte anësore të shembjes e cila pritet të godasë Malësinë! Duke pasur shpresë në zgjuarsinë e popullit, mendoj që Koalicionet e reja të dala nga shembja e arkitekturës së Aleancës së re (të vjetër), që personalizohet përmes z. Hollaj, Sinishtaj, Bardhi më duket se i shkon urtësisë e filozofisë anamalase e cila është: “Hajde Ethem e ma ndez zjarmin, skam çka t’baj se kam fik temin”.
Stephen R. Covey deklaron që “njerëzit shpeshherë arrijnë fitore që janë boshe, suksese që kanë ardhur për llogari të gjërave që ata befas i kuptuan se ishin shumë më të vlefshme për ta”.
Ndryshe do të ndodhte sikur nga kjo logjikë në politikë të dinim në të vërtetë se cila është gjëja më e rëndësishme për ne në mënyrë që të mos turpërohen trashëgimtarët tanë në fjalimin e përmortshëm të funeralit tonë politik nëse ndodhë! E kjo nënkupton se si nuk do të dëshironim ta kishim të kaluarën tonë politike.
Nisur nga përvoja personale gjithherë kam menduar fundin, mirëpo kurdoherë kam pasur si moto maksimën latine: për të vërtetën mjafton vetëm një votë. Mendoj që rasti se kush u prin listave zgjedhore për koalicion të partisë autentike ish-Alternativës Shqiptare e konkretizon më qartë këtë. Funerali politik me siguri atyre nuk do tu ndodhte po të mos ishin përcaktuar për “shpirtra rrënues” të skenës politike. Epilogu i gjithë kësaj për tërë shqiptarët në Mal të Zi do të ishte që fillet e naivitetit politik do të mbyllen si opcion dhe metodë me këto zgjedhje parlamentare, aty ku filluan, në Malësi, si epiqendër historike të Lëvizjes shqiptare në shekuj që do të shtrihet pastaj në të gjitha trojet etnike shqiptare. Po përsërisim mendimin që sado të mëdha të jenë fitoret e menaxherit politik ato assnjëherë nuk mund të mbulojnë humbjet e liderit politik. Kjo ka ndodhur edhe në këtë situatë. Humbja dhe turpërimi ndodhë shpeshherë për ata të cilët janë mësuar që të punojnë në mënyrë të pavarur duke mos ndërtuar themelin e ndërvarësisë.
Ne padyshim që është dashur të përdorim një koncept krejtësisht tjetër të organizimit dhe matematikës politike. Humbës në këtë funeral politik pas “avarive” të sistemit të organizimit të trupit zgjedhor shqiptar në degë e nëndegë duhet ta pranojmë që për funeralin politik nuk ka pse të shqetësohet vetëm z. Bardhi. Ai, vërtetë nisi një punë të cilës edhe ai vetë nuk ia dinte fundin, mirëpo duke pasur të zhvilluar qysh si fëmijë aftësitë e veta “për të luajtur qorrazi” po duken që e nxorën nga situata. Aristoteli thotë “ne jemi çfarë bëjmë në mënyrë të përsëritur, përsosmëria, kësisoj nuk është një veprim, por një zakon”. Po përmendim që nga intervista për gazetën “Dan” më 24 qershor 2008 dhënë nga z. Bardhi, gazetari nxori për titull këtë deklaratë të tijën ku kish thënë: “Loja symbyllas ka qenë sporti im i preferuar”(zhmurka mi je bila omiljeni sport), kurse i pyetur se për kë kishte simpatizuar në sport u përgjigj kështu: (citoj gazetën): “Pra, keni qenë tifoz i Boracit?” Po në hendboll, kurse në futboll kam qenë tifoz i Partizanit”. – Vetëm keni qenë tifoz? Po, e tash nuk simpatizoj më asnjë. Që kur nuk më ekziston ai shteti i madh nuk simpatizoj asnjërin?! (kujtoni sa i rri kësaj vlerësimi i Aristotelit i cituar më lart). Ndoshta dikush do të thoshte se kështu mund të akuzohej edhe Aristoteli po të ishte gjallë, mirëpo pasi që nuk ka ngjarë deri më sot, kjo atëherë është një inspirim provokues i kundërshtarëve të Aristotelit?
Historia e shpirtit rrënues shqiptar nuk ka qenë vetëm në trevat jashtë Anës së Malit, por në Anë të Malit ishte më e sofistikuar duke u zbuluar haptas në këto zgjedhje. Rezultati matematik i votave të luftës së brendshme që bëhej atëherë në Komunën e Ulqinit i cili më vonë prishi kompozimin zgjedhor në Komunën e Ulqinit e që do të prishë përfundimisht edhe Malësinë mund të dëshmohet edhe me këtë letër anonime që po e publikojmë për herë të parë e cila kishte arritur në adresë të z. Skender Hoxha, kryetar i porsazgjedhur i Komunës së Ulqinit, pas zgjedhjeve të vitit `99, të cilin me skena e prapaskena politike e pengonin në konsolidimin e pushtetit vendor. Citojmë letrën anonime: “Ana e Malit – Skender Hoxha.
Pasi që KLD MZ nuk pati guxim edhe pas 16 muaj e 26 ditë të përcaktohet për këshilltarin e 11 të LD në MZ, Ne nga kjo trevë, duke përkrahur diskutimin e kryetarit të FRESH të LD në MZ, që nga ajo degë që ka edhe një votë më tepër duhet të fitojë këshilltari “FAMOZ” nga kjo rrjedh kjo llogari dhe përcaktim si vijon:
Votuan për LD në MZ nga dega e Anës së Malit 2434 votues, ndërkaq dega e Ulqinit për LD në MZ votoi 1099.
Gjithsejt 3533 votues. Nga kjo shumë e votave LD ne MZ-së i takojnë 11 këshilltarë…
Pasi që Dega e Anës së Malit në krahasim me degën e Ulqinit ka një tepricë prej 51 vote, këshilltari të jetë nga Dega e Anës së Malit e jo nga cilado degë, por ANAMALAS sepse… diskriminimi është i papranueshëm ndërsa lojaliteti i padobishëm sepse garnitura e vetëquajtur ELITË pas përpilimit të Statutit të ri dhe Kuvendit të mileniumit të ri duhet të bëhen ndryshime të dobishme sepse ju kështu qysh keni vepruar deri më sot keni vetëm një mundësi: që eklipsi i partisë të vijë më 2001 e ndoshta edhe më parë, e jo sikurse eklipsi i diellit që pritet më 2081. Përshëndetje kryesisë së LD në MZ.
Kuptohet që kjo arkitekturë e projektantit të keq sipas logjikës së rënies së objekteve të larta ndërtimore të cilat nuk janë në harmoni të brendshme të proporcionit të betonit dhe armaturës do të rrëzohen duke krijuar efekte anësore më tepër atje ku bien sesa në katin përdhes të godinës. Që të jemi më të qartë zotërinjtë e Aleancës së re të Anës së Malit, pas 10 viteve të lokalizmit të sofistikuar kur u “zbuluan” sipas rregullit gjeometrik do të krijojnë efekte anësore të shembjes e cila pritet të godasë Malësinë! Duke pasur shpresë në zgjuarsinë e popullit, mendoj që Koalicionet e reja të dala nga shembja e arkitekturës së Aleancës së re (të vjetër), që personalizohet përmes z. Hollaj, Sinishtaj, Bardhi më duket se i shkon urtësisë e filozofisë anamalase e cila është: “Hajde Ethem e ma ndez zjarmin, skam çka t’baj se kam fik temin”.
Është interesant, që me “vetëdije” apo “pa vetëdije”, “me skenë”, apo “prapaskenë”, pak rëndësi ka që nga ky sindrom i lokalizmit do ta pësojë ajo pjesë e Anës së Malit e cila është e subjektivizuar rreth UDSH-së. Kjo Degë është e bindur që pas zgjedhjeve do të aplikohet ai parim i letrës anonime, se nga ajo degë që është edhe një votë më shumë do të jetë deputeti që më parë si praktikë, siç e shohim shkatërroi subjektin e Lidhjes. Arkitekturat organizative mbi bazën e degëve do të kenë fund të njëjtë qoftë për LD-në qoftë për UDSH-në. Meqë disa “lideruca” partiakë nuk e dinë matematikën e Don Tonit me të cilën shqiptarët dalin në zgjedhje, themi që për deputetin e Anës së Malit më frytdhënës do të kishte qenë koalicioni UDSH – PPD, sepse mandati i dytë sipas formulës do të prodhonte anamalas. Mirëpo kjo gjë nuk duhej të ndodhte ngase sipas kësaj formule deputeti i dytë i listës UDSH – PPD do të rrezikonte deputetin e dytë nga lista zgjedhore e DPS-it.
Më kujtohet që para se të ndërhynin amerikanët në Irak, përfaqësuesit ndërkombëtarë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut e kushtëzonin diktatorin Sadam për të biseduar me Kurdët dhe ai shprehej: “Po. Por më gjeni 5 kurdë që mendojnë njësoj, më gjeni 4 kurdë që mendojnë njësoj, më gjeni 3 kurdë që mendojnë njësoj ose së paku më gjeni dy kurdë që mendojnë njësoj dhe unë do të ulem në tryezën e bisedimeve me ta”! Mirëpo fatkeqësisht kurdët ashtu si ne shqiptarët në Mal të Zi nuk ishin në gjendje të flisnin me një gjuhë.!
Në këtë lojë i fituar, deshëm apo s’deshëm, do të jetë lista për koalicionin, Mali i Zi në Evropë ngase është kushtëzim i rrethanave tona të brendshme. Për ta përfunduar këtë vështrim,”të muzgut të organizimit politik shqiptar” e përmbyll me disa pjesë të një komentatori politik me sa duket anamalas anonim i publikuar në gazetën Liberal 4. 13 prill 1998 me inicialet S.A. (citoj): në muzgun e një nate në Katërkollë të Anës së Malit u themelua dega e partisë, e cila mban pushtetin në Mal të Zi – PDS, e që mblodhi një numër të konsiderueshëm antarësh dhe tifozësh të cilët vuajnë nga mistifikimi i fuqisë së pushtetit dhe shquhen për nga uniformiteti i koncepteve komuniste. Vetëm në një muzg rajoni etnikisht i pastër u plasarit duke u ndarë në favor të atyre forcave që mbollën kaos dhe frikë në hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe të cilët me dekada mbanin një qëndrim injorues dhe armiqësor ndaj shqiptarëve në Mal të Zi. Vetëm në një muzg u pozicionuan me qindra anëtarë anamalas, shumica e të cilëve janë policë të pensionuar, kontrabandistë ose ndonjë “intelektual” i hutuar. Por, megjithatë të gjithë janë persona “dezha – vy” të cilët gjatë tërë jetës patën një tifozllëk konstant ndaj të gjitha regjimeve në Mal të Zi.
Kjo gjendje në të cilën veprojnë shumë faktorë negativë, bën të domosdoshme të kërkohet fajtori dhe ai të gjendet në radhë të parë te forcat politike shqiptare, të cilat për një grimcë pushtet po shkaktojnë një luftë politike të degjeneruar. LD në MZ edhe UDSH
të vetësygjestionuara me një pushtet të vogël dhe fiktiv po shkelin drejt humnerës duke shkaktuar huti të jashtëzakonshme të elektoratit shqiptarë. Këto dy forca politike edhe ashtu nuk shfaqin ndonjë shqetësim serioz kur është në pyetje instalimi i ndonjë partie të spektrit politik malazet në “zonat e tyre zgjedhore” se sa shqetësohen dhe shpupurishen kur njëra tjetrës i konkurrojnë në pushtetin e tyre të vogël. Konflikti i tyre politik që shpeshherë kap nuancat e devijimeve gjenetike, rrezikon që këto dy forca politike të mbeten aktorë të dorës së dytë dhe figurantë në tragjikomedinë e tyre. Mirëpo fatkeqësia qëndron aty se kjo lojë po luhet në sfondin e një elektorati etnikisht të pastër siç çështë zona e Anës se Malit. Kësisoji, manipulimet e forcave politike shqiptare dhe të atyre malazeze me një elektorat rural i cili ende e ka të trashëguar kompleksin e inferioritetit, po e aktualizon atë batutën e vjetër shkodrane: “anamalas pa tru sa e shet at gamar me dru.”
Muhamet Nika
Koha Javore

2