Aida Troka : në jam realist

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-per-adin-big-brother-albania-215/03/09 02:10

Debati mbi dëshirën ose jo të Aidës, për t’i dhënë imunitetin Adit ka vazhduar më tej, me ardhjen e saj. Arjoni i ka thënë dhe ka mbrojtur mendimin se ajo ka hezituar që t’ia jepte imunitetin Adit, sepse nuk kishte dashur ta bënte. Aida e ka kundërshtuar fort dhe i ka shpjeguar se ajo nuk e kishte kuptuar mirë pyetjen që i ishte bërë. Ajo shtoi se kishte dashur t’ia jepte imunitetin atij ose Liritës, sepse mendonte se duhej të zgjidhte dikë prej banorëve të shtëpisë. Arjoni e pyeti drejtpërdrejt Adin se si i ishte dukur atij shprehja e Aidës: “Adi është i vetmi që nuk ka nevojë për imunitet!”. Adi u shpreh se edhe ai ishte keqkuptuar si Aida. Ai shtoi se nëse Aida nuk do ta kishte bërë këtë, do të ishte bërë “hasëm” me të, sepse asaj, në fundit të fundit, nuk i kushtonte asgjë. Madje, sipas tij, atë e kishin vënë përpara një zgjedhjeje shumë të thjeshtë e të rehatshme dhe aspak të vështirë, siç mund të kishte qenë po t’i ishte dashur të zgjidhte mes disa banorëve. Adi tha gjithashtu se ai do t’ia kishte dhuruar nominimin edhe “armikut” të tij, gjë që u mbështet edhe nga Aida. Ndërsa sipas Arjonit, kjo shprehje e saj nënkuptonte që ajo nuk donte t’ia jepte imunitetin dhe përsa i përkiste dhurimit të imunitetit dikujt që ai e konsideronte kundërshtar, ai nuk do ta kishte bërë këtë, ai nuk do t’ia kishte dhënë imunitetin. Pyetja e tij për Adin ishte direkte: “Ti, Adi, do të ma kishe dhënë mua imunitetin?”. Adi u përgjigj se do t’ia kishte dhënë, sepse cdo gjë kishte një moral, ai nuk mund të binte aq poshtë dhe, në fund të fundit, nuk ishin në katërshe. Arjoni i është përgjigjur që ai, po t’i ishte dhënë mundësia, nuk do t’ia kishte dhënë imunitetin, sepse loja e tillë ishte. “Vetëm një njeri i cekët mund ta bënte këtë!- i ka thënë atij Aida. “Unë nuk jam i cekët, jam realist!” – i është përgjigjur Arjoni.